Vetëm 13 vjeç, Ambra Alimeta promovon librin e dytë “Hapat drejt skenës”, talenti i ri që po mahnit Elbasanin

ELBASAN ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Një tjetër histori frymëzuese vjen nga Elbasani, ku talenti i ri në fushën e letërsisë, Ambra Alimeta, vetëm 13 vjeçe, ka promovuar librin e saj të dytë me titull “Hapat drejt skenës”.

Nxënësja e shkollës “Abdyl Paralloi” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen me pasionin dhe talentin e saj për të shkruar. Pas suksesit të botimit të parë, Ambra vjen para lexuesve me një vepër të re, ku ndërthuren ndjenjat, ëndrrat dhe përjetimet e moshës së saj, duke sjellë mesazhe të veçanta për familjen, jetën dhe vlerat njerëzore.

Gjatë ceremonisë së promovimit mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili shprehu mbështetjen për talentin e ri dhe vlerësoi punën e Ambra Alimetës si një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj. Ai theksoi se Elbasani do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë që dallohen në fusha të ndryshme të artit, kulturës dhe arsimit.

Libri “Hapat drejt skenës” vjen si dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të autores së re ndaj letërsisë, duke konfirmuar se mosha nuk është pengesë për të realizuar ëndrra dhe për të ndarë me publikun krijimtari me vlera.

Promovimi i këtij botimi u kthye në një festë për kulturën dhe talentin e ri, ndërsa Ambra Alimeta po dëshmon se është një nga emrat premtues të brezit të ri në letërsinë shqiptare.

Urime Ambra për këtë arritje të veçantë! Rrugëtimi yt letrar sapo ka nisur dhe pritet të sjellë shumë suksese të tjera në të ardhmen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk i pengon stuhia e shiut, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Vijon për rreth 2...

SASPAC: Mbështetje për bashkitë në programet e BE-së, 226 projekte në zbatim me vlerë 44.6 milionë euro

TIRANË, 24 qershor 2026 /Albania Express News/ -Në takimin...

Tjetër aksident i rëndë në aksin Librazhd–Qafë Thanë, kamioni del nga rruga dhe rrokulliset në kthesat e Qafë-Thanës

PRRENJAS ,24 qershor 2026/Albania Express News New/-Një tjetër aksident...