Dita e 25-të e protestës, qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

TIRANË ,24 qershor 2025/Albania Express News /-Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj.

Protestuesit thanë se përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve.
Ndërkohë një ditë më parë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.
Pritet që pas përfundimit të fjalimeve të qytetarëve ata të marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, e kthyer tashmë në rutinë që nga dita e parë e protestës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME