Vendimet e Bordit të Transparencës/ Nafta ulet me 12 lekë, ndryshon edhe çmimi i benzinës

TIRANË,7 maj 2026/Albania Express News/Në mbledhjen e kësaj të enjte, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës.

Nga 208 lekë, nafta tani nuk do të shitet më shumë se 196 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
Ndryshime ka pësuar edhe benzina, që sipas Bordit nuk do të shitet më shumë se 180 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi këtë të enjte, pas orës 12:00.
Vendimet e plota:
Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...