Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Zbulohet detaje të reja nga urdhri i kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre.

Burime qeveritare i pohuan Top Channel se drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen.
Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr.

Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh.
Por të njëjtat burime qeveritare pohuan për Top Channel se kjo lidhet me avancimin e idesë të kryeministrit për Meritokraci në administratë.
Kjo shihet si hapje rruge për Ministren e Administratës Publike Adea Pirdeni, e cila u votua dje në parlament si ministre dhe është betuar sot në Presidencë.
Janë më shumë se 130 drejtues agjencisë në nivel qendror dhe lokal që duhet të japin dorëheqjen e kërkuar.
Në fakt ky nuk është një rast i izoluar i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama.
Të tilla dorëheqje janë kërkuar në 2021 dhe në 2023.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kategoria e Parë/ Pogradeci shpërdoron mundësinë për të marrë tri pikët në Ballsh, barazim 2-2 me Bylisin

NGA REDI DANDALLAKU Liqenorët mbeten të pamposhtur, por regjistrojnë barazimin...

Nga Elbasani në Greqi, historia e jashtëzakonshme e Ardian Daulles : Si u bë nga puna e vështirë si emigrant në një nga...

Nga Vladimir Selamaj ATHINË, 23 tetor 2026 ,Albania Express News/-Emigracioni...

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas përplasjeve në Kuvend, mblidhet sot sekretariati i Etikës

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Sekretariati i Etikës...

Zbardhet djegia e makinës në Vlorë, në pranga porositësi dhe autori i dyshuar

VLORË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Policia e Vlorës...