Vdiqën në lule të rinisë nga aksidenti me motor në Kretë, pas Edisonit niset drejt Shqipërisë dhe trupi i Aleksandrit, dy të rinjtë do të prehen në Elbasan dhe Gramsh

Dy viktimat, Aleksandër Toçila dhe Edison Xhaka

ELBASAN & GRAMSH ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Pak ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy të rinjve shqiptarë në Kretë të Greqisë, mësohet se pas nisjes së Edison Xhakës drejt Shqipërisë ku trupi i tij do prehet, edhe ceremonia mortore e Aleksandër Toçilës do të zhvillohet në vendlindjen e tij, në Gramsh.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Shqiptare Kisamo “Kastel”, e cila përmes një postimi të ndarë dje në rrjet, bëri me dije se në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme, trupi i Aleksandrit do të nisej nga porti i Sudas për në Shqipëri.

“Aleksandri do të prehet në vendlindjen e tij në Gramsh , duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve , miqve dhe shoqërisë, ftojmë bashkatdhetarët tanë t’i japim lamtumirën e fundit Aleksandrit” shkruhej në postimin e bërë ditën e djeshme.

Siç kemi raportuar dhe të premten që lamë pas, u tha se trupi i Edisonit që vdiq së bashku me Aleksandrin në aksidentin tragjik me motor, do të prehet në vendlindjen e tij, në Njësinë Administrative Zavalinë të Elbasanit.

Për Edisonin është bërë me dije se ceremonia mortore e tij do të zhvillohet ditën e sotme. Ndërsa për Aleksandrin nuk ka ende një konfirmim.

Humbja tragjike e dy të rinjve ka tronditur mbarë opinionin publik, por më së shumti ka prekur familjarët e miqtë e tyre të cilët zemërthyer kanë reaguar për humbjen e djemve të tyre.

Albaniaexpress.al i shpreh ngushëllime dy familjeve shqiptare për humbjen tragjike të djemve të tyre !

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shpërthen kamioni me eksploziv në Kolumbi, 14 të plagosur pranë një stacioni policie

KOLUMBI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një shpërthim i fuqishëm...

Dyshohet se humbi jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

BULQIZË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Operacioni i kërkim-shpëtimit për...

Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona kanë humbur...