Vajzat e U17 në gjysmëfinale, sezoni i madh i futbollit në Elbasan

Sezoni 2025–2026 po merr gjithnjë e më shumë formën e një viti të artë për Elbasani, dhe një pjesë e madhe e këtij suksesi mban firmën e vajzave të ekipit U17. Skuadra e drejtuar nga trajnerët Ilir Hoxha dhe Sindi Samarxhiu ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer, duke e mbyllur në vendin e dytë, vetëm 3 pikë larg vendit të parë. Një rrugëtim i mbushur me rezultate pozitive, lojë cilësore dhe një grup që ka treguar karakter në çdo ndeshje.

Kjo renditje i siguron Elbasanit kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me Vlazninë për një vend në finalen e madhe të kampionatit kombëtar. Një sfidë e fortë, por që gjen vajzat e Elbasanit në një moment shumë të mirë, me besim dhe ambicie për të shkuar deri në fund.

Në një sezon ku edhe futbolli i meshkujve ka rikthyer entuziazmin dhe krenarinë në qytet, paraqitja e ekipit U17 të vajzave e përforcon idenë se ky është vërtet viti i Elbasanit në futboll. Tashmë gjithçka përqendrohet te gjysmëfinalja, një hap larg finales, një hap drejt historisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...