“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve nga gjithë Shqipëria të shkojnë për ndihmë

PRISKË -TIRANË ,12 gusht 2026/Albania Express News/-Situata në Priskë të Tiranës është në gjendje alarmante për shkak të zjarrit të rënë ditën e sotme.

Ju është bërë thirrje të gjitha forcave zjarrfikëse në Shqipëri të cilat janë të lira dhe të paangazhura në luftë me zjarret të nisen urgjentisht drejt Tiranës.

Situata vijon të mbetet e agravuar, pavarësisht përpkjejeve të forcave Zjarrfikëse të Tiranës, flakët në priskë vijojnë të ëprhapen.

Thirrja e MZSH:

Të gjitha strukturat e MZSH-së, të bashkive që aktualisht janë të lirë dhe mund të angazhohen në ndihmë, pa cenuar gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale në bashkitë e tyre, të paraqiten për mbështetje në Tiranë, pranë vatrës së zjarrit në Priskë.

Kërkohet mobilizim dhe solidaritet maksimal mes strukturave zjarrfikëse, duke ruajtur njëkohësisht nivelin e nevojshëm të gatishmërisë në çdo bashki.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME