Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, bashkëbisedim me maturantët mbi rolin e punonjësit social në shëndetësi

Në kuadër të orientimit profesional dhe forcimit të lidhjes mes formimit akademik dhe praktikës profesionale, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Qytetar, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, organizoi një bashkëbisedim me temë “Roli i punonjësit social në sektorin e shëndetësisë”, me pjesëmarrjen e maturantëve nga gjimnazet e qytetit të Elbasanit.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë u njohën më nga afër me profesionin e Punës Sociale, rëndësinë e tij në sistemin shëndetësor, si dhe me ofertën akademike që ofron Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Qytetar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Një kontribut te veçantë në këtë bashkëbisedim dha znj. Zheni Bebi Gjergji, Drejtoreshë e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan, e cila theksoi se, në një kohë kur shëndeti përkufizohet jo vetëm si mungesë e sëmundjes, por si mirëqenie fizike, mendore dhe sociale, punonjësi social zë një rol kyç në qasjen holistike ndaj pacientit.

Gjatë fjalës së saj, znj. Gjergji ndau përvojën profesionale dhe qasjen e Shërbimit Social në Shëndetësi Publike (SRE), duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar në mjedisin spitalor, si dhe sfidat konkrete që shoqërojnë punën në terren. Ajo theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e rolit të punonjësit social dhe krijimin e më shumë mundësive për praktika profesionale për studentët.

Diskutimet me punonjës socialë të fushës së shëndetësisë sollën në vëmendje mesazhe të rëndësishme mbi rëndësinë e mbështetjes psikosociale si pjesë integrale e kujdesit shëndetësor.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan vijon të angazhohet në përmbushjen e misionit të tij për t’i shërbyer komunitetit, duke ndërlidhur formimin akademik me nevojat reale të shoqërisë dhe duke nxitur iniciativa që forcojnë rolin e profesionistëve socialë në sektorin e shëndetësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Teksa në të gjitha...

Pogradeci bëhet qendra e turizmit dhe gastronomisë shqiptare, promovon mikpritjen tradicionale si markë kombëtar

POGRADEC ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Pogradeci mirëpriti një takim...

Dinamo City mundet 1-0, në Irlandë por nuk dorëzohet as me 10 lojtarë, vendoset gjithçka pas një jave në stadiumin Elbasan Arena

IRLANDË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo City është mposhtur...