Ujëvara e Rasalit në Velçë, peizazhe magjike

SELENICË , 23 gusht 2026/Albania Express News/-Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës është kthyer në një tjetër destinacion të preferuar nga vizitorët vendas e të huaj

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje magjike nga Ujëvara e Rasalit në Velçë, Selenicë.

Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po kthehet në një destinacion të kërkuar për shumë turistë vendas e të huaj.

Fshati Velçë njihet për shpellat e kohës së Neolitit, të cilat po e kthejnë këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike.

Velça njihet edhe për pasurinë e saj arkeologjike, veçanërisht shpellat që dëshmojnë gjurmë të lashta të banimit.

Kombinimi i peizazhit natyror, ujëvarës dhe trashëgimisë arkeologjike po e pozicionon Velçën si një destinacion me potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në luginën e Lumit të Vlorës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME