Supersfida Egnatia-Tirana “rrëmben” skenën, njihuni edhe me duelin e fundit të javës së parë të Superiores

TIRANË , 23 gusht 2026/Albania Express News/-Sonte mbyllet java e parë e Abissnet Superiores, me dy sfida që do të luhen njëkohësisht, në orën 21:00.

Vëmendjen kryesore e tërheq supersfida Egnatia–Tirana, një përballje mes dy skuadrave që synojnë të nisin sezonin me rezultat pozitiv. Kampionët e Egnatias, të drejtuar nga Edlir Deda, vijnë në këtë takim pas barazimit në grupet e Ligës së Europës, ndërsa Tirana është përforcuar ndjeshëm gjatë merkatos së verës dhe kërkon ta nisë kampionatin me një fitore.

Në të njëjtën orë, Dinamo City do të përballet me Vorën. Blutë zbresin në fushë vetëm pak ditë pas ndeshjes së luajtur ndaj Pafosit në Ligën e Konferencës. Dinamo kishte kërkuar shtyrjen e takimit për shkak të angazhimeve europiane, por Vora nuk e pranoi kërkesën.

Kështu, dy duelet e mbrëmjes do të përcaktojnë edhe mbylljen e javës së parë të kampionatit shqiptar, me skuadrat që kërkojnë ta nisin sezonin me pikë të plota.

NDESHJET E SOTME – ORA 21:00

⚽ Dinamo City – Vora

⚽ Egnatia – Tirana

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME