UGSH dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Elton Qyno: Kërkohet mbrojtje dhe garantim i sigurisë së reporterit investigativ

Tiranë, 31 korrik 2026 – Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas sulmit fizik dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarit investigativ Elton Qyno, duke e cilësuar ngjarjen një akt të rëndë ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në vend.

Në deklaratën e saj, UGSH dënon sulmin agresiv të kryer një ditë më parë në Tiranë ndaj gazetarit Qyno nga një shtetase, për të cilën pretendohet se ka lidhje familjare me persona me precedentë kriminalë. Sipas Unionit, ngjarja lidhet me një seri kërcënimesh të mëparshme që gazetari ka denoncuar se ka marrë nga persona të lidhur apo të interesuar për një grup kriminal .

“UGSH vlerëson aktin kurajoz të kolegut Elton Qyno, i cili në respekt të ligjit ka bërë kallëzim penal ndaj autores së dyshuar të sulmit. Ndërkohë, bëhemi pjesë e shqetësimit të tij, pasi gazetari është shprehur më herët se ka marrë në mënyrë të përsëritur mesazhe kërcënuese nga persona të lidhur me këtë grup kriminal”, thuhet në reagim.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh vlerësim për veprimet e para të Policisë së Shtetit, e cila pas administrimit të pamjeve të kamerave të sigurisë ka shpallur në kërkim autoren e dyshuar, por thekson se hetimi dhe identifikimi i autores nuk janë të mjaftueshme.

“Policia ka detyrë të ushtrojë rolin e saj institucional, të vendosë autoritetin ligjor dhe të parandalojë akte të tjera kriminale”, thekson UGSH.

Në reagim nënvizohet se gazetari Elton Qyno është një reporter i njohur për publikun shqiptar, veçanërisht për punën e tij investigative dhe përballjen me procese gjyqësore të lidhura me ushtrimin e profesionit.

Sipas Unionit, sulmi i fundit përbën një rast të rëndë dhe një tjetër dëshmi të presioneve dhe rreziqeve me të cilat përballen gazetarët investigativë në Shqipëri.

“UGSH i drejtohet Policisë së Shtetit të marrë në mbrojtje gazetarin Elton Qyno dhe të garantojë sigurinë e tij për ushtrimin e detyrës”, përfundon deklarata.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasja për Reformën Territoriale, Berisha: Rama do vazhdojë krimin ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

SHBA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Senati i Shteteve të...