U shpall kampion i Serie A me Napolin, mesfushori i talentuar lë Italinë për të përfaqësuar Shqipërinë

Mesfushori i talentuar i Napolit, Luis Hasa, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke lënë pas mundësinë e lojës për Italinë, ku ishte pjesë e ekipeve të moshave deri në U-21. Ky vendim është zyrtarizuar nga FIFA.

22-vjeçari aktualisht është i huazuar te Carrarese në Serinë B, ku ka shkëlqyer me 25 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 3 asistime. Performanca e tij e ka rikthyer vëmendjen e tifozëve shqiptarë dhe trajnerëve të kombëtares.
Hasa ka filluar karrierën te moshat e Juventusit, ndërsa më pas kaloi te Lecce, ku pati vetëm një paraqitje në Kupën e Italisë. Pas këtij kalimi, ai iu bashkua Napolit, ku ishte pjesë e skuadrës kampione nën drejtimin e Antonio Contes, por pjesën më të madhe të sezonit qëndroi në stol.

Zgjedhja për të luajtur për Shqipërinë është një lajm i mirë për Kombëtaren, e cila fiton një mesfushor të ri me eksperiencë në klubet e futbollit italian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...