Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën e rrugës, ndërron jetë 24-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlorë”, në vendin e quajtur Novoselë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...

Bregu i Bunës në Dajç kthehet në destinacion tërheqës për turistët

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në brigjet e...