U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

SHKODËR , 20 gusht 2026/Albania Express News/-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi.

Bruçi është një emër i njohur për Policinë.
Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi.

Plagosja e 62-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, 6 persona e dhunuan me sende të forta pas sherrit për vendparkimin e mjeteve

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës la në atë kohë në burg tre persona. Konkretisht Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani u dënua me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi me 16 muaj burg.
Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

Ndërkohë, i biri i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, rreth tre muaj pasi i dhunuan të ati, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt makinës së Arlind Kajoshit, një nga personat e dënuar me burg për dhunën ndaj Vladimir Bruçit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME