U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash

ITALI,29 maj 2026/Albania Express News/Tre shtetas shqiptarë, të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Bolonjë, të akuzuar për trafik droge në bashkëpunim.

Operacioni u zhvillua pranë Crespellano, pas një hetimi mbi një furgon me targa shqiptare që dyshohej se transportonte një sasi të madhe droge nga Spanjë drejt provincës së Bolonjës.
Sipas autoriteteve italiane, hetimet nisën pas informacioneve operative mbi persona të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, fenomen i përhapur në zonën e Bolonjës.

Karabinierët monitoruan autostradën dhe lokalizuan furgonin pranë pikës së pagesës në Valsamoggia. Automjeti u ndoq dhe më pas u ndalua në Crespellano. Gjatë kontrollit, tre personat në bord shfaqën shenja nervozizmi.
Një kontroll i detajuar i mjetit zbuloi një fund të dyfishtë të fshehur në sistemin e ajrit të kondicionuar, ku ishin fshehur pesë pako me kokainë, me peshë totale mbi 5 kilogramë.
Sipas karabinierëve, droga, nëse do të hidhej në treg me pakicë, do të arrinte një vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 6 430 euro cash, të ndara në prerje të ndryshme, si dhe vetë furgoni.
Tre shqiptarët, të cilët rezultojnë pa vendbanim të qëndrueshëm në Itali, u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burgun e qarkut me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, në pritje të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lewandowski “zbarkon” në Librazhd, kryebashkiaku Mariglen Disha u jep lajmin e madh tifozëve të Sopotit

LIBRAZHD,29 maj 2026/Albania Express News/Futbolli në Librazhd pritet të...

Pamje dramatike, momenti kur raketa e kompanisë së Jeff Bezos shpërthen para lëshimit në ajër

SHBA,29 maj 2026/Albania Express News/Një raketë New Glenn e...