U futën me traktor në lumin Devoll dhe u bllokuan, zjarrfikësit e Gramshit shpëtojnë tre persona; mjeti u zhyt deri në kabinë

GRAMSH ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Tre persona janë shpëtuar nga forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Bashkisë Gramsh, pasi traktori me të cilin po lëviznin u bllokua në lumin Devoll, në vendin e quajtur Bishti i Nartës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipet zjarrfikëse u nisën drejt vendngjarjes dhe ndërhynë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në rrezik.

Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, u shpëtuan një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i traktorit. Ndërkohë, mjeti bujqësor ishte zhytur në ujë deri në lartësinë e kabinës, duke e bërë situatën mjaft të rrezikshme.

Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit apelon edhe një herë për qytetarët që të mos futen me mjete në shtratin e lumit Devoll, pasi prurjet e ujit nga diga e Moglicës mund të rriten papritur dhe të krijojnë rrezik serioz për jetën dhe mjetet.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë paralajmërimet, për të shmangur ngjarje të ngjashme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...