Turistët polakë zgjedhin të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion tërheqës për turistët polakë, të cilët nuk po vizitojnë vendin tonë vetëm gjatë sezonit veror, por edhe gjatë muajve të tjerë të vitit.

Sipas INSTAT-it, rreth 279 mijë turistë polakë vizituan Shqipërinë gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, duke mbetur një nga grupet më të rëndësishme të vizitorëve të huaj.

Polonia ka qenë vazhdimisht një prej tregjeve kryesore për turizmin shqiptar, duke u renditur ndër 5 vendet kryesore.

Në muajt e verës, prania e polakëve ka qenë gjithashtu e dukshme, duke përfaqësuar 11% të vizitorëve të akomoduar në korrik, 12% në gusht dhe 11% në shtator.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se turistët polakë zgjodhën të qëndrojnë për periudha më të gjata, duke e bërë Poloninë një nga tregjet më të rëndësishme europiane për sektorin e akomodimit në Shqipëri.

Përveç vizitave turistike, polakët kanë treguar interes të shtuar edhe për investime në prona në vendin tonë, një tjetër shenjë e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...