Turistët e kroçerave vizitojnë Butrintin, Ksamilin dhe atraksionet e Sarandës

Në këto ditë të para të vjeshtës, porti i Sarandës priti një tjetër kroçerë luksoze, “Seabourn Encore”, e kompanisë “Seabourn”, e njohur për shërbimin e saj të nivelit të lartë dhe udhëtime në destinacione ndërkombëtare si Mesdheu, Deti i Zi dhe Karaibet.

Kroçera u ankorua në orët e para të mëngjesit me 597 turistë nga SHBA, Australia, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Ky është vizita e dytë e kroçerës këtë sezon, pasi erdhi edhe në muajin prill me 600 turistë.

Turistët u organizuan në grupe për të vizituar atraksionet kryesore të Sarandës, përfshirë Butrintin, Ksamilin, Syrin e Kaltër, kalanë e Lëkurësit dhe Mesopotamin.

Qyteti i Sarandës regjistron rritje të dukshme turistike: nga 1 janari deri më 3 shtator, 560 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë me tragete, kroçera dhe anije turistike, një fluks 21% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...