Turistët e huaj zgjedhin prillin për pushime në Shqipëri

TIRANË, 18 prill/Albania Express News/ Në prag të sezonit turistik, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj edhe gjatë muajit prill, një periudhë që po konsiderohet si “sezoni i artë” për udhëtime të qeta dhe autentike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me turistë të huaj që po vizitojnë vendin tonë këtë mes prilli.

“Fundjavat e prillit me det dhe diell”, shkruan Rama.

Interesi për të vizituar Shqipërinë është rritur ndjeshëm këtë pranverë, falë motit të butë dhe mungesës së fluksit të madh veror.

Qytete si Tirana, Kruja, Berati dhe Gjirokastra po shënojnë një fluks vizitorësh, ndërsa shumë prej tyre kanë preferuar edhe bregdetin, i cili mbetet i preferuar për ata që kërkojnë qetësi dhe natyrë.

Muaji prill është ideal për eksplorimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendit, përfshirë parqet kombëtare dhe sitet arkeologjike.

Shqipëria po konsolidohet si një destinacion gjithëvjetor, duke mos u kufizuar më vetëm në muajt e verës, por duke ofruar përvoja unike edhe në pranverë dhe vjeshtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...