Trump paralajmëron mbyllje të mundshme të qeverisë: Ka shumë gjasa të ndodhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një mbyllje e qeverisë federale është “shumë e mundshme”, ndërsa negociatat me Kongresin kanë mbetur në ngërç për shkak të mosmarrëveshjeve me demokratët mbi shpenzimet dhe sistemin shëndetësor.Asgjë nuk është e pashmangshme, por do të thoja se është me shumë gjasë,” tha Trump nga Zyra Ovale, duke shtuar: “Nuk i pashë të lëviznin as edhe pak.”
Këto komente vijnë vetëm pak orë para përfundimit të afatit për të shmangur një “government shutdown” (mbyllje të qeverisë), i cili do të mbyllte funksionimin e agjencive federale duke prekur miliona qytetarë amerikanë.Tensionet politike janë përshkallëzuar më tej pasi Presidenti Trump ndau një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në rrjete sociale, ku tallej në mënyrë raciste me liderët demokratë Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer, një veprim që është kritikuar gjerësisht si përçarës dhe jo presidencial.
Trump përsëriti akuzat e tij ndaj demokratëve, duke i akuzuar për synimin për të “ofruar kujdes shëndetësor për imigrantët e paligjshëm.”
Mbyllja e mundshme e qeverisë do të ishte e para gjatë mandatit të tij të dytë si president, pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...