Trump “i rri në kokë” Venezuelës, forcat detare amerikane i vihen pas anijes cisternë që operon nën flamurin rus për ta sekuestruar

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për të kapur një anije cisternë të Venezuelës, pas një ndjekjeje prej më shumë se dy javësh nëpër Atlantik.

Tanker-i, i cili më parë njihej si Bella-1 dhe tani operon nën flamurin rus me emrin Marinera, është nën sanksione amerikane që nga viti 2024 për rol në transportin e naftës së paligjshme. US Coast Guard dhe forcat amerikane po bëjnë përpjekje për ta kapur atë, pas refuzimit të ekuipazhit për t’u ndaluar kur u përpoqën ta hipnin në detet e Karaibeve.
Raportohet se anije ushtarake ruse, përfshirë një nëndetëse, ishin pranë zonës kur nisi operacioni, gjë që mund të çojë në tensione të reja midis Uashingtonit dhe Moskës.

Ky veprim është pjesë e strategjisë amerikane për të zbatuar sanksionet ndaj Venezuelës dhe për të ndaluar anijet që shfrytëzojnë rrjetin e quajtur “shadow fleet”, që përpiqet të shmangë kontrollet dhe sanksionet ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Po përballemi me situatë sfiduese”/ Kaos me radhët e gjata, Franca pezullon përkohësisht kontrollet shtesë kufitare në Dover

PARIS,24 maj 2026/Albania Express News/Autoritetet franceze pezulluan përkohësisht kontrollet...

Sot ,45-vjetori i Elton Guranjakut, arkitektit të sukseseve të “AF Elbasani”

ELBASAN,24 maj 2026/Albania Express News/Sot feston 45-vjetorin ,drejtori sportiv...

Talenti Michael Jackson

NGA NERTIL JOLE Nëse do më pyesnin se kush është...