Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”.

Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.

Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre.

Në zbatim të ligjit, IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4,000,000 lekë. Gjithashtu, është marrë edhe dënimi administrativ me pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...