Trajneri i Spanjës lë në stol yllin e Barcelonës, publikohen formacionet e çerekfinales me Belgjikën

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Franca po pret. Spanja dhe Belgjika sfidohen sot në një ndeshje mjaft të fortë, që mund të thuhet se është testi më i madh që janë përballur të dyja skuadrat deri në këtë fazë të Botërorit.

Iberikët janë padyshim favoritët e kësaj sfide dhe kërkojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Në këtë fazë të parë të kompeticionit ata nuk kanë arritur në asnjë moment të tregojnë atë që pamë në Europian, por fakti është se performanca ka ardhur në rritje.
Nga ana tjetër, Belgjika vjen pas një fitoreje bindëse dhe imponuese ndaj SHBA-ve dhe do të tentojë të mos e ulë nivelin. Mungesa e madhe te Spanja vijon të jetë Nico Williams, i cili mund të marrë disa minuta në pjesën e dytë.

Surpriza tjetër e madhe është Pedri, që e nis nga stoli për t’i lënë vendin Fabian Ruiz. Në ndeshjen e fundit mesfushori i katalanasve nuk dhuroi një paraqitje në nivelin e tij të zakonshëm. Sakaq, Belgjika ka përzgjedhur të zakonshmit, teksa Lukaku e nis sërish nga stoli.
FORMACIONET ZYRTARE
Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurrella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal; Trajner: L. De La Fuente;
Belgjika (4-2-3-1): Courtois; De Cuyper, Mechele, Ngoy, Castagne; Raskin, Tielemans; Doku, De Bruyne, Trossardl De Ketelaere; Trajner: R. Garcia;

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...

Autoritetet ngrenë ALARMIN: Kujdes nga këto mesazhe, po imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...