Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Andaluzi

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, në linjën e trenave të shpejtësisë së lartë që përshkon rajonin e Andaluzisë.

Disa vagonë të një treni kanë dalë nga shinat dhe kanë goditur ballë për ballë një tren që po vinte nga drejtimi kundërt, duke shkaktuar një tragjedi me pasoja të rënda njerëzore.
Sipas bilancit të parë zyrtar të autoriteteve, të paktën 39 persona kanë humbur jetën. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Andaluzisë ka bërë me dije se numri i viktimave mbetet “i papërcaktueshëm”, për shkak të vështirësive në ndërhyrje në tre vagonë që kanë përfunduar në një argjinaturë. Shërbimet e emergjencës dhe dëshmitë e pasagjerëve, të cituara nga mediat, flasin për rreth 100 të plagosur, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë, si dhe për persona që ende rezultojnë të bllokuar mes rrënojave metalike.

Në aksident janë përfshirë një tren i kompanisë Iryo, i nisur nga Malaga dhe me destinacion Madrid Puerta de Atocha, si dhe një tren i kompanisë Alvia, i drejtuar për në Huelva, në Andaluzia.
Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, ka deklaruar në rrjetin social X se vagonët e fundit të trenit Iryo kanë dalë nga shinat duke pushtuar binarin e kundërt, ku në atë moment po qarkullonte treni i Renfe-s për në Huelva. “Përplasja ka qenë e tmerrshme dhe ka shkaktuar përmbysjen e dy vagonëve të parë të trenit të Renfe-s. Prioriteti kryesor tani është shpëtimi i viktimave”, ka shkruar ai. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë lokalitetit Adamuz, në provincën e Kordobës.
Si pasojë e tragjedisë, shërbimi i trenave të shpejtësisë së lartë mes Andaluzisë jugore dhe Madridit do të mbetet i pezulluar të paktën gjatë gjithë ditës së hënë. Lajmin e ka konfirmuar operatori i infrastrukturës hekurudhore Adif, i cili njofton se linjat Madrid–Kordobë, Sevilje, Malaga dhe Huelva do të jenë jashtë funksionit. Sipas burimeve të Adif, rikthimi i plotë i infrastrukturës mund të zgjasë 48 deri në 72 orë.
Kompania Iryo ka bërë të ditur se ka aktivizuar të gjitha protokollet e emergjencës, ndërsa pasagjerët e dy trenave të përfshirë janë evakuuar. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për viktima apo të mbijetuar të mundshëm mes vagonëve të shkatërruar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani përgatitet për testin e radhës, të enjten përballet me Partizanin në “Elbasan Arena”

ELBASAN ,04 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani vijon përgatitjet...

Ballkonet panoramike të Llangës do të pasurojnë ofertën turistike të Steblevës

LIBRAZHD ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Në Llangë të Librazhdit...

Zjarr në pyjet e ahut në malësinë e Prrenjasit, forcat zjarrfikëse luftë me flakët në terren të vështirë malor

PRRENJAS ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri e...