Tragjedi në Mesdhe/ 22 emigrantë që ishin nisur nga Libia drejt Greqisë humbin jetën, trupat e tyre u hodhën në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Detin Mesdhe, ku 22 persona që ishin nisur nga Libia kanë humbur jetën gjatë një udhëtimi të rrezikshëm drejt Greqisë.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve për Rojën Bregdetare Greke, viktimat ndërruan jetë pas gjashtë ditësh në det, ndërsa trupat e tyre u hodhën në ujë. Në të njëjtën varkë ndodheshin edhe 26 persona të tjerë, mes tyre një grua dhe një i mitur, të cilët u shpëtuan pranë ishullit të Kretës nga një anije e Frontex, shkruajnë mediat.
Autoritetet greke bëjnë me dije se dy prej të mbijetuarve janë dërguar në spitalin e Heraklionit për ndihmë mjekësore.

Sipas hetimeve paraprake, varka ishte nisur më 21 mars nga Tobruku, në lindje të Libisë, me destinacion Greqinë. Gjatë udhëtimit, emigrantët humbën orientimin dhe qëndruan në det për disa ditë pa ushqim dhe ujë.
Dëshmitë tregojnë gjithashtu se trupat e viktimave janë hedhur në det me urdhër të njërit prej trafikantëve. Në lidhje me ngjarjen, autoritetet greke kanë arrestuar dy shtetas nga Sudani i Jugut, të moshës 19 dhe 22 vjeç, të dyshuar si organizatorë të këtij udhëtimi tragjik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...