Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Edhe mesditën e kësaj të shtune, qarkullimi rrugor paraqitet i rënduar në aksin nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit. Konkretisht, në zonën e njohur si “Hinka e Shijonit”, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit, është krijuar trafik i dendur.

Shkak për këtë situatë është fluksi jashtëzakonisht i madh i automjeteve që udhëtojnë nga kryeqyteti drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për fundjavë.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e trafikut. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e efektivëve për të shmangur incidente dhe vonesa të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...