Tjetër përplasje në skuadrën e Realit, Tchouameni bën për spital Valverden pas sherrit të një dite më parë

MADRIT ,7 maj 2026/Albania Express News/Tensione të forta po raportohen brenda dhomave të zhveshjes së Real Madrid, ku protagonistë të një përplasjeje të rëndë janë bërë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas medias spanjolle “Marca”, dy lojtarët janë konfliktuar fizikisht për të dytën ditë radhazi. Pas një incidenti, situata është përshkallëzuar sërish gjatë seancës stërvitore të së enjtes.
Burime pranë klubit kanë bërë të ditur se tensioni nisi që para stërvitjes, kur Federico Valverde refuzoi t’i jepte dorën shokut të skuadrës, Aurélien Tchouaméni. Atmosfera në skuadër u bë shumë e rënduar dhe konflikti vazhdoi më pas në dhomat e zhveshjes.

Sipas raportimeve, gjatë përplasjes fizike Valverde ka marrë një goditje aksidentale, që nuk dyshohet të jetë shkaktuar drejtpërdrejt nga Tchouaméni, por që i ka shkaktuar një plagë dhe e ka detyruar të marrë ndihmë mjekësore dhe të dërgohet në urgjencë.
Ngjarja ka alarmuar drejtuesit e klubit madrilen. Raportohet se është zhvilluar një mbledhje emergjente me pjesëmarrjen e të gjithë lojtarëve dhe drejtorit të përgjithshëm José Ángel Sánchez. Gjithashtu, klubi ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve.
Incidenti vjen vetëm pak ditë para përballjes së madhe me Barcelonën në El Clasico, që do të luhet më 10 maj dhe mund të rezultojë vendimtar për titullin kampion në Spanjë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...