Tirana fitore bindëse ndaj Vorës, protagonist Xhixha me një dygolësh

Tirana fitoi sot 3-0 në “Selman Stërmasi” në përballjen direkte për mbijetesë ndaj Vorës, me një dygolësh vendimtar nga Redon Xhixha.

Të dyja skuadrat erdhën në ndeshjen e sotme me një bilanc pozitiv për Vorën, e cila në tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni kishin arritur dy fitore dhe një barazim ndaj bardhebluve.

Ndong në minutën e 12-të del në të majtën dhe pason pastaj në qendër për Alvarez i cili godet dhe gjuan duke gjetur rrjetën. Futbollisti shpërthen në lot duke ia kushtuar golin vajzës së tij që u nda nga jeta në fillimin e këtij viti.

Në pjesën e dytë, i sapofuturi në lojë Redon Xhixha shënon në minutën e 66-të golin e dytë për Tiranën, pas një kundërsulmi të nisur nga vetë ai. Ishte po Xhixha, që në minutën e 80-të shënoi pas një gjuatjeje në hyrje të zonës kundërshtare, duke vulosur fitoren e Tiranës.

Kjo është fitorja e dytë radhazi e bardhebluve ndaj kundërshtarëve direkt për mbijetesë, pas asaj të javës së kaluar ndaj Bylisit, duke sjellë dritë në fund të “tunelit” për tifozët dhe ekipin.

Me këtë barazim Tirana barazohet me Vorën, me nga 27 pikë secila, duke lënë pas Flamurtarin me 24 pikë.

Ndeshja e sotme mbylli Javën e 29-të të kategorisë Abissnet Superiore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...