TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 14 korrik do të zhvillohet Konferenca e 9-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruaan se në mbledhja që do të mbahet në Bruksel në Këshillin e BE-së, do të mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Nuk i ka kursyer ironitë për deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar: Puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna.
“SHQIPËRIA NUK NDALET. Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”, shkruan Rama.

