Territorialja’/ Rrogozhina kundër shkrirjes me Kavajën, banorët gati për të dërguar peticion! Thirrje Begajt që të mbrojë bashkinë

RROGOZHINË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qytetarë të Rrogozhinës janë mbledhur në një tubim mbrëmjen e sotme në sheshin kryesor të qytetit kundër projektit të reformës territoriale. Reforma parashikon shkrirjen e bashkisë Rrogozhinë duke e bashkuar me Kavajën. Qyteti i Rrogozhinës sipas banorëve është një nyje e rëndësishme në qendër të Shqipërisë me një popullsi prej 22 mijë banorësh me 5 njësi administrative, 28 fshatra dhe një qytet.
Banorët që folën në këtë protestë, u shprehën dhe këmbëngulën se do të protestojnë duke u dërguar peticion instancave shtetërore që Rrogozhina të ngelet bashki, madje i kanë bërë thirrje dhe presidentit Begaj që është me origjinë nga Gosa që të mbrojë bashkinë Rrogozhinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti Bajram Begaj, ka...

Shpërthim i fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

MOSKË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona humbën jetën...