Tërmeti’ në arbitrimin italian, Rocchi largohet pas akuzave: Vetëpezullohem për të mirën e arbitrave

I gjendur më vorbullën e polemikave të orës së fundit dhe në qendër të një hetimi që e akuzon për pjesëmarrje në mashtrim sportiv, Gianluca Rocchi merr vendimin që të vetëpezullohet nga posti i tij.

‘Vendosa që të vetëpezullohem me efekt të menjëherëshëm nga roli im si përgjegjës i CAN-tha për ANSA tashmë ish shefi i arbitrave në Serie A dhe B-e bëj këtë në akord me Shoqatën e Arbitrave për të mirën e grupit CAN në mënyrë që ata të punojnë me qetësinë maksimale’.
Gianluca Rocchi, tashmë 52 vjeçar e lë postin vetëm pak muaj nga mbyllja e mandatit të tij që ishte në 30 qershor të këtij viti dhe në një periudhë të komplikuar të futbollit italian(në 22 qershor do të votohet për kreun e Federatës Italiane të Futbollit) që është në prag të një revolucioni të ri pas dështimit të përfaqësueses italiane për t’u kualifikuar në Botërorin e kësaj vere

‘Kjo zgjedhje, e vuajtur, e vështirë por e marrë bashkë me familjen kërkon të lejojë një kurs korrket të fazës arbitrare, nga e cila do të dal i padëmtuar dhe më i fortë se më parë’.
Gianluca Rocchi në 30 prill do të jetë protagonist në një seancë të marrjes në pyetje. Është e lehtë të imagjinohet se ky është një tërmet i vërtetë që mund të ketë pasoja në të gjithë lëvizjen futbollistike italiane dhe jo rastësisht ndërhyri me tone të ashpra edhe Ministri i Sporteve, Andrea Abodi
‘Nuk mund të mos ketë pasoja, aspekti më i rëndë që është mënyra me të cilën ky denoncim është menaxhuar në brendësi të sistemit futbollistik-ishin fjalët e Abodit.
Origjina e kësaj çështje është një letër-denoncim e bërë në maj të 2025 nga Domenico Rocca, ish asistent arbitrar që kishte sinjalizuar disa anomali në menaxhimin e disa vendimeve arbitrare. Prokuroria e FIGC e drejtuar nga prokurori Chine, që kohë më parë e kishte arkivuar çështjen, i kërkoi dosjet prokurorisë së Milanos dhe tani çështja mund të ketë zhvillime të tjera në aspektin sportiv
Ndërkaq, Shoqata Italiane e Arbitrave doli me një komunikatë për shtyp pas vendimit të Gianluca Rocchi për t’u vetëpezulluar. ‘Shefi i Arbitrave në Komisionin Kombëtar të Arbitrave për Serie A dhe B, Gianluca Rocchi i komunikoi zv/presidentit të AIA, Francesco Massini vendimin për t’u vetëpezulluar nga posti i tij në mënyrë të menjëhershme-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e AIA e cila publikoi të plotë deklaratën e vetëpezullimit të Rocchit duke shtuar më pas se të njëjtën lëvizje e bëri edhe Andrea Gervasoni, pasi edhe mbi të janë ngritur të njëjtat akuza.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...