Tërmeti më i fortë në 40 vite në Napoli/ Ndërtesa të shembura dhe 21 persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

BOTA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën e Napolit, duke u regjistruar si lëkundja më e fortë e 40 viteve të fundit në këtë rajon.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë qytetin e Napolit dhe shkaktuan panik te banorët. Sipas autoriteteve, 21 persona mbetën të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Dëmet më të mëdha u raportuan në Pozzuoli, ku u shembën dy ndërtesa të pabanuara, ndërsa një skelë pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Pas tërmetit kryesor, zona u godit nga një seri mbi 30 pasgoditjesh, duke shtuar frikën mes banorëve. Për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera, shumë familje e kaluan natën jashtë shtëpive.
Autoritetet italiane vijojnë kontrollet në ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Riviera Shqiptare nuk është...

Reagimi urgjent, FIFA heq dorë nga ideja e Gianni Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës

BOTA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-FIFA ka bërë një...

Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në kryeqytet

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e Tiranës mbështet...

Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

ELBASAN, 31 korrik 2026/Albania  Express News/-Dezinformimi online dhe dhuna...