Tërmeti i dyfishtë në Venezuelë/ Bilanci i viktimave me shifra katastrofike, deri më tani janë raportuar mbi 4400 të vdekur

VENEZUELË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën vijon të rëndohet. Sipas raportit më të fundit të publikuar në platformën Telegram nga autoritetet, numri i të vdekurve ka arritur në 4.490.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të plagosurve mbetet 16.740, ndërsa rreth 32 mijë persona kanë marrë trajtim mjekësor në spitalet e vendit që prej fatkeqësisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se afro 20 mijë persona vazhdojnë të strehohen dhe të marrin ndihmë në 108 kampe të përkohshme të ngritura në zona të ndryshme të Venezuelës.

Më shumë se gjysma e tyre ndodhen në La Guaira, rajoni bregdetar që u godit më rëndë nga tërmeti, ndërsa rreth 6.400 të tjerë po asistohen në kryeqytetin Caracas.
Ndërkohë, aktiviteti sizmik në vend mbetet i lartë. Sipas të dhënave zyrtare, që nga 24 qershori janë regjistruar 1.222 lëkundje pasuese, duke mbajtur në alarm autoritetet dhe banorët e zonave të prekura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan, tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokal, gjykata lë në burg Poli Boriçin

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Elbasanit ka...

Dossier/Dosja e shkatërrimit të ushtrisë shqiptare, si u grabitën 600 mijë armë dhe rreth 1.5 miliardë fishekë

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Raporeti i ministrit Sabit...