Tensione brenda në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi kërkon sërish pushim

TIRANË ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Opozita bllokoi foltoren gjatë punimeve të Kuvendit.

Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale.
Pasi situata u tensionua, Peleshi kërkoi sërish 5 minuta pushim për t’iu rikthyer normalitetit.

Disa minuta më pas seanca u rikthye dhe nisën diskutimet… por nuk zgjatën shumë. Sërish foltorja është bllokuar, duke çuar edhe një herë në pushim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME