Teherani refuzon kërkesat maksimaliste/ Rriten tensionet SHBA-Iran, bisedimet ndërmjetësuese mbeten pezull në Pakistan

Armëpushimi në Lindjen e Mesme duket se është në një pikë kthese, ndërsa Teherani ashpërson qëndrimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara, duke refuzuar për momentin bisedimet direkte me amerikanët.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe delegacioni i tij u larguan nga Pakistan pas raundit të parë të bisedimeve, raportuan mediat shtetërore. Gjatë vizitës, Araghchi ja përcolli qëndrimet negociuese të Teheranit zyrtarëve pakistanezë dhe shprehu rezerva mbi kërkesat amerikane, duke paralajmëruar se Teherani nuk do të pranonte “kërkesa maksimaliste”.
Zëdhënësi iranian, Esmail Baghai, theksoi se nuk është planifikuar ndonjë takim direkt mes Iranit dhe SHBA-së, dhe qëndrimet iraniane do t’i përcillen palës amerikane përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Megjithatë, burime pakistaneze për CBS News sugjeruan se bisedimet mund të vazhdojnë, duke njoftuar se Araghchi pritet të kthehet në Islamabad të dielën ose të hënën për raundin e dytë me SHBA-në.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtonin për në Pakistan, por udhëtimi u anulua pas largimit të delegacionit iranian. Presidenti Donald Trump tha në Fox News se udhëtimi 18-orësh nuk do të realizohej dhe dokumentet do të mbaheshin, duke theksuar se komunikimi mund të bëhet përmes telefonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Është koha vendimtare e misionit tonë, të qëndrojmë të pamposhtur

TIRANË, 25 prill 2026/Albania Express News/ Kryetari i PD-së,...

Rama: Vetëm PS mund të kryejë misionin e anëtarësimit në BE, opozita kërkon bllokimin

TIRANË, 25 prill 2026/Albania Express News/ Partisë Socialiste ka...

Spektakël në derbin e kryeqytetit, Tirana përmbys Partizanin dhe largohet nga zona e rrezikut

TIRANË,25 prill 2026/Albania Express News/Tirana ka triumfuar në derbin...

Sopoti i Librazhdit nuk ndalet, ëndrra vazhdon ,triumf bindës ndaj Tërbunit dhe një hap larg finales së madhe

LIBRAZHD,25 prill 2026/Albania Express News/Sopoti i Librazhdit vazhdon marshimin...