Tedi Blushi: Parlamenti sot landfilli më i madh i antikushtetutshmërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi pas miratimit të programit qeverisës dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave në Kuvend, duke e cilësuar procesin si “të paprecedent” dhe një “sjellje kriminale”.

“Një akt i paprecedent, një sjellje kriminale, sidomos ndaj qytetarëve që prisnin të dëgjonin debat publik për programin qeverisës, i cili nuk ekziston, njëlloj si inceneratorët fantazmë,” tha Blushi.

Seanca parlamentare zgjati vetëm 25 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi vijimin e prezantimit të programit nga kryeministri Edi Rama. Gjatë tensioneve, disa deputetë të opozitës hodhën libra të Kushtetutës dhe sende të tjera drejt kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë.

Shkak i kundërshtimeve ishte emërimi i Diellës si ministre për Inteligjencën Artificiale. Mazhoranca kërkoi kalimin në proces votimi, dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Programi u miratua me 82 vota pro nga mazhoranca, ndërsa opozita abstenoi.

Ky zhvillim pasqyron tensionet midis mazhorancës dhe opozitës për mënyrën e prezantimit dhe votimit të programit qeverisës, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e debatit parlamentar të hapur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bilanc shqetësues/ Aksidentet rrugore në rritje alarmante gjatë verës, 240 përplasje dhe 28 viktima në më pak se dy muaj

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Periudha verore po shoqërohet...

Aksident zinxhir në aksin e rrugës kombëtare Fier-Levan, përplasen tre automjete

FIER ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është...

Sulmi në Marshimin e Krenarisë në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur. Policia në kërkim të autorit, si ndodhi ngjarja

GJERMANI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...