Të paktën 13 viktima nga tërmeti 6.8 ballë në Japoni, mijëra forca të angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit

JAPONI ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 ballë që goditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë.

Lajmin e konfirmoi të mërkurën kryeministrja Sanae Takaichi, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe ka lënë dhjetëra persona të bllokuar.

Një qendër tregtare është shembur pjesërisht, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë personat që ndodhen nën rrënoja.
Autoritetet raportojnë gjithashtu se disa persona rezultojnë të zhdukur në një fabrikë letre, ndërsa një urë autostrade është shembur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Në përgjigje të situatës, mijëra pjesëtarë të forcave ushtarake janë mobilizuar për të përshpejtuar operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat e prekura, raportoi transmetuesi publik NHK.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rajoni Nikaj-Mërturi, thesar i çmuar i Alpeve Shqiptare

TROPOJË, 29 korrik 2026 /Albania Express News/- Rajoni Nikaj-Mërturi,...

Zbulohet rivali i ri/ Rrogozhinasit i thonë lamtumirë Champions-it, por Europa League dhe Conference i hapin dyert kampionëve

RROGOZHINË ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Aventura e Egnatias në...

Dy ndeshje, miliona euro, Egnatia përballë sfidës më fitimprurëse në historinë e klubit

RROGOZHINË ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk po lufton...