Taulant Balla pret në Kuvend nxënësit nga Lipjani: Krenarë për luftën çlirimtare të UÇK dhe sakrificën për liri

TIRANË, 11 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në ambientet e Kuvendit nxënës dhe staf pedagogjik të shkollës “Mehmet Akif” nga Lipjani i Kosovës, në një vizitë miqësore dhe edukative në Tiranë.

Gjatë takimit, Balla vlerësoi lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, historisë dhe sakrificës për liri.

Ai u shpreh se shqiptarët janë krenarë për luftën çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar atë si një luftë të drejtë dhe të pastër për liri dhe dinjitet kombëtar.

“Sot jemi të gjithë krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila zhvilloi një luftë çlirimtare të drejtë, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj”, u shpreh Balla para nxënësve.

Ai komentoi gjithashtu proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të padrejta dhe të bazuara mbi pretendime të pabazuara, ndërsa shtoi se historia e luftës së Kosovës nuk mund të zhbëhet.

Vizita e nxënësve nga Lipjani në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe patriotike, duke përcjellë mesazhe bashkimi dhe respekti për historinë kombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Moti “çmendet” në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

ELBASAN, 3 kortik 2026/Albania Express News/-Një stuhi e fortë...

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: Policia u sulmua e para në protestë, vandalët nuk mund të quhen protestues

ELBASAN, 3 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Brendshëm,...