Tani është zyrtare, Luka Modric rinovon kontratën me Milanin deri në vitin 2027

MILANO ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Luka Modrić do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për një tjetër sezon. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mesfushorit kroat deri më 30 qershor 2027, duke i dhënë fund çdo dileme për të ardhmen e tij.

Në njoftimin zyrtar, Milani vlerësoi kontributin e veteranit kroat, duke theksuar se ai është kthyer në një pikë referimi për mesfushën falë eksperiencës, cilësisë dhe lidershipit të treguar si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.
“Luka ka vendosur eksperiencën dhe cilësinë e tij në shërbim të skuadrës. Një nga futbollistët më të mëdhenj dhe më përfaqësues në futbollin botëror, ai do të vazhdojë rrugëtimin me fanellën kuqezi me ambicien për të arritur objektiva të rinj,” thuhet në komunikatën e klubit.

Gjatë sezonit të kaluar, Modrić regjistroi 37 paraqitje dhe shënoi dy gola me fanellën e Milanit, ndërsa edhe në sezonin e ri do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën me numrin 14.
Me këtë rinovim, Milani siguron vazhdimësinë e një prej lojtarëve më me përvojë në skuadër, duke besuar se 40-vjeçari do të ketë sërish një rol të rëndësishëm në objektivat e klubit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...