Superliga, Dinamo City mund 4-1 AF Elbasanin

TIRANË, 4 prill /Albania Express News/ – Dinamo City ka triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Elbasanit në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së futbollit.

Takimi nisi më mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4-t, me golin e Xhonatan Lajthia. Megjithatë, Dinamo City reagoi dhe arriti të barazojë me Vilën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit përmbysën rezultatin, teksa goli i avantazhit u shënua në minutën e 51-të nga Aydoeji. Dinamo City thelloi shifrat në minutën e 66-të me Vilën, i cili shënoi golin e dytë personal, ndërsa Bregu vulosi fitoren në minutën e 88-të, duke shënuar golin e katërt dhe të fundit të takimit.

Java e 30-të e Superligës:
Flamurtari – Tirana 1-1
Bylis – Egnatia 0-3
Partizani – Vllaznia 0-2
Dinamo City – Elbasani 4-1
Vora – Teuta (të dielën, 15:00)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trajneri Ivan Gvozdenoviç “mbreti” i marsit, AF Elbasani konfirmon ambiciet për titull në Superiore

Ivan Gvozdenoviç vazhdon të shkruajë historinë me AF Elbasanin,...

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

TIRANË, 4 prill /Albania Express News /- Për dekada...

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës...