Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në garë për ngjitjen në Superiore kanë arritur të marrin maksimumin në ndeshjet e tyre.

Kështu Skënderbeu, edhe pse me vuajtje arriti të marrë 3 pikët ndaj Ilirisë të cilën e mundi me rezultatin 1-0 duke ruajtur kreun e klasifikimit me 70 pikë. Fitore shënoi dhe Laçi që në shtëpi mposhti Burrelin me rezultatin 3-1 duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh me Skënderbeun kryesues teksa shkon në 67 pikë. Aty pranë qëndron edhe Pogradeci që vijon me serinë e fitoreve pasi këtë radhë shkatërroi Kastriotin me rezultatin e thellë 5-1 dhe ngjitet në 64 pikë
Betejë interesante është edhe ajo për mbijetesën me Kukësin që mori një fitore të çmuar ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0 dhe shkon në 27 pikë duke i parakaluar fierakët në klasifikim dhe e sheh veten në vendin e 9 me 27 pikë

Një fitore të çmuar këtë javë mori edhe Lushnja që mposhti Korabin me rezultatin 2-1 dhe shkon në 25 pikë, 1 më pak se Apolonia dhe 2 më pak se Kukësi, ndërsa Korabi mbetet me 32 pikë. Java e 29 e Kategorisë së Parë mbyllet me sfidën Luftëtari-Besa që do të luhet këtë të dielë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...