Sot u kthye ora verore, akrepat shkuan 60 minuta përpara

Sot ndryshoi ora, duke shënuar kalimin në orës verore.

Akrepat u zhvendosen 60 minuta përpara, duke na vendosur një orë përpara krahasuar me një ditë më parë.
Ora verore synon të shfrytëzojë më mirë dritën natyrale të diellit, duke optimizuar aktivitetet e përditshme dhe duke kontribuar në kursimin e energjisë. Ky sistem zbatohet për rreth shtatë muaj, deri në të dielën e fundit të tetorit.

Praktika e ndryshimit të orës ka një histori të gjatë. Ajo u prezantua fillimisht në vitin 1916 nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore për të kursyer energji, dhe më pas u adoptua nga vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, ora verore u rikthye gjerësisht në vitet 1970 pas krizave të naftës, ndërsa që nga viti 2001 zbatohet në mënyrë të unifikuar nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera europiane, përfshirë Shqipërinë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe një ndryshim prej 60 minutash mund të ketë ndikim në organizmin e njeriut. Zhvendosja e orës ndikon në ritmin biologjik, të njohur si ora e brendshme 24-orëshe, e cila rregullon gjumin, vigjilencën, prodhimin e hormoneve dhe humorin.
Për shumë njerëz, përshtatja me orën e re mund të shoqërohet me lodhje, vështirësi në gjumë dhe ulje të përqendrimit, veçanërisht në ditët e para pas ndryshimit. Megjithatë, me kalimin e kohës, trupi zakonisht përshtatet me ritmin e ri ditor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...