Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Egnatia kërkon revanshin ndaj Dinamos, bilanci mes dy skuadrave…

TIRANË,13 maj 2026/Albania Express News/Futbolli shqiptar dorëzon këtë të mërkurë një prej trofeve të rëndësishëm të tij për sezonin 2025/2026.

Në orën 19:00 në Air Albania Stadium do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos, dy skuadra që e kanë fituar këtë trofe në dy edicionet e fundit e për më tepër diskutuan mes tyre edhe finalen e vitit të kaluar dhe ku Dinamo ajo që e ngriti trofeun në atë moment. Për skuadrën rrogozhinase finalja e sotme është momenti për të marrë revanshin dhe të fitoje këtë trofe.
Për të arritur në këtë finale, Dinamo eliminoi në gjysmëfinale Vllazninë me rezultatin e përgjithshëm 2-1, barazoi 1-1 në sfidën e parë në Tiranë dhe fitoi të 1-0 ndeshjen e dytë në Shkodër. Ndërsa Egnatia eliminoi Elbasanin vetëm pas serisë së penalltive pas një ekuilibri të madh në të dyja ndeshjet.

Finalja e mbrëmjes së sotme do te jete ndeshja e 34 në histori mes Egnatias dhe Dinamos. Bilanci i 33 ndeshjeve të para anon tërësisht nga ana e skuadrës që tashmë drejtohet nga Nevil Dede teksa ka 16 fitore kundrejt 7 të Dinamos, ndërsa 10 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Po kështu edhe bilanci i golave të shënuar është në favor të Egnatias, 39 finalizime për rrogozhinasit, kundrejt 24 të Dinamos
Në ‘Air Albania Stadium’ pritet një sfidë me rivalitet dhe emocionuese për trofeun e Kupës së Shqipërisë, një sfidë që i paraprin fazës së Final Four të kampionatit që do të mbahet në 16-31 maj dhe ku Egnatia dhe Dinamo bashkë me Vllazninë dhe Elbasanin do të përplasen mes tyre për titullin kampion të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...