Sopoti emëron trajnerin e ri, Rraman Hallaçi merr drejtimin

Sopoti i Librazhdit ka bërë zyrtare zgjedhjen e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, duke besuar stolin te Rraman Hallaci. Një emër i njohur në futbollin shqiptar, si në rolin e futbollistit ashtu edhe të trajnerit, Hallaci pritet të sjellë eksperiencë dhe seriozitet në projektin e ri të klubit.

Objektivi është i qartë: rikthimi në Kategorinë e Parë. Me një grup të motivuar lojtarësh dhe me një drejtim teknik të konsoliduar, Sopoti synon të jetë protagonist në sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Dytë. Klubi po ndërton një skuadër konkurruese, ndërsa trajneri i ri ka nisur menjëherë nga puna për të përgatitur ekipin për sfidat që e presin.

Mbështetja institucionale nuk mungon. Bashkia e Librazhdit dhe kryebashkiaku Mariglen Disha janë treguar mbështetës të vazhdueshëm të ekipit, duke ofruar të gjitha kushtet për të garantuar një sezon dinjitoz dhe ambicioz për Sopotin. Klima pozitive dhe përkushtimi që po shfaqet rreth skuadrës, janë sinjale që tek Librazhdi po mendohet seriozisht për ringritjen.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...