Coca Cola në Shqipërinë e vitit 1931, kush ishte shqiptari që përfaqësonte kompaninë më të madhe në botë

Prodhimi i Coca Cola-s filloi në një farmaci amerikane në vitin 1886, kur kimisti John Stith Pemberton krijoi një pije medicinale me një shije “speciale”. Ndër këta shijues, edhe politikani Asa Griggs Candler i cili i impresionuar, vendosi ta blejë recetën origjinale të Pemberton duke themeluar Coca-Cola Company në vitin 1892.Në 1919-ën, The Coca-Cola Company nënshkroi marrëveshjen për hapjen e fabrikës së parë për mbushjen e Coca-Cola në Europë, duke e nisur në Francë për t’u ndjekur më pas nga fabrika në Belgjikë dhe në Itali.

Për të mbërritur në Shqipëri, u deshën së paku 7 dekada, e kjo edhe për shkak të zhvillimeve të forta e rrethanave politike në të cilën gjendej Shqipëria.Edhe pse në tregun shqiptar Coca Cola erdhi në fund të viteve ’80 informalisht dhe zyrtarisht në fillimin e viteve ’90, gjurmët e kompanisë i gjejmë që në vitin 1931.
Në këtë dokument të vitti 1931, Coca Cola autorizon si përfaqësues të sajin në Shqipëri një nga personalitetet më të njohura të historisë së Shqipërisë, arbereshin Terenc Toçi. Toçi ishte një jurist, botues, publicist, shkrimtar dhe nëpunës i shtetit shqiptar.

Në vitin 1911 ai drejtoi lëvizjen për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, madje duke u shpallur edhe President.
Gjatë periudhës së Ahmet Zogut, ai ushtroi profesionin e juristit duke kontribuar në hartimin e legjislacionit të parë modern shqiptar dhe duke arritur edhe të bëhej ministër i Ekonomisë. Në vitet ’20 dhe ’30 ai ishte personi përgjegjës për regjistrimin e markave dhe patentave të huaja në Shqipëri, në cilësinë e avokatit.Në këtë kontekst, ai bëhet përfaqësuesi zyrtar i Coca Colës në Shqipëri, përmes një shkresë noteriale që mban firmën e zëvëndëspresidentit të kompanisë me bazë në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht prezencës juridike, nuk ka të dhëna që në këtë kohë në Shqipëri të jetë konsumuar pija, e famshme deri në ditët e sotme. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Coca Cola njohu zgjerim të ndjeshëm të mbarë botën me përfaqësitë e saj, me përjashtim të vendeve komuniste, përfshirë dhe Shqipërinë. Duke qenë se Coca Cola konsiderohej si simbol i kapitalizmit perëndimor, shumë vende komuniste duke mos i rezistuar pijes, tentuan të krijonin variantet e tyre të pijes së famshme. Për herë të parë, pijet e Coca Colës filluan të futeshin në Shqipëri në fundin e viteve ’80, kryesisht në formë ilegale.
Rënia e regjimit komunist, solli edhe hapjen e Shqipërisë drejt vendeve të perëndimit. E në këtë kontekst, vendi importonte mallra të ndryshme konsumi, mes tyre, edhe Coca Colën që nisi të konsumohej nga shqiptarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ivan Gvozdenoviç përballë dy misioneve te AF Elbasani: Harmonia e grupit dhe përforcimet cilësore, çelësi i një sezoni ambicioz

ELBASAN ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi nga Conference League...

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i...

Nga finalja e Kupës së Botës në pension, fundi i karrierës për Slavko Vinçiç

BOTA ,27 korrik 2026 /Albania Express News/-Një javë pasi...