Sopoti 0-1 AF Elbasani, verdheblutë fitojnë miqësoren dhe testojnë të gjithë kontingjentin

LIBRAZHD, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- AF Elbasani ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Sopotit të Librazhdit pasditen e kësaj të marte, në një ndeshje miqësore të zhvilluar si pjesë e përgatitjeve të skuadrës verdheblu gjatë periudhës së ndërprerjes së përkohëshme të aktiviteteve  zyrtare për shkak të ndeshjeve që po zhvillon ekipi kombëtar .

Sfida ndaj ekipit të Librazhdit i ka shërbyer stafit teknik të Elbasanit jo vetëm për të kërkuar rezultatin, por mbi të gjitha për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për t’u dhënë minuta futbollistëve të ndryshëm të kontingjentit.

Në një përballje ku rezultati minimal favorizoi AF Elbasanin, stafi teknik shfrytëzoi mundësinë për të aktivizuar një pjesë të gjerë të skuadrës, duke parë nga afër formën dhe gatishmërinë e futbollistëve në dispozicion.

Goli i vetëm i takimit i dha fitoren AF Elbasanit, ndërsa miqësorja u konsiderua një test i vlefshëm për të dyja skuadrat në funksion të ndeshjeve zyrtare. Për trajnerët Ivan Gvozfenoviç i verdhebluve dhecRrahnan Hallaçi i Sopotit  , këto përballje shërbejnë edhe për të provuar alternativa të ndryshme në formacionet e këtyre ekipeve  dhe për të ruajtur ritmin e konkurrimit të futbollistëve.

Nga ana tjetër, Sopoti e shfrytëzoi këtë takim si një mundësi të rëndësishme për të matur nivelin e skuadrës përballë një kundërshtari me eksperiencë në futbollin shqiptar. Pavarësisht humbjes minimale, përballja ishte një test i dobishëm për ekipin librazhdas.

AF  Elbasani u largua nga Librazhdi me një fitore 1-0, ndërsa stafi teknik merr të dhëna të rëndësishme për futbollistët dhe gjendjen e grupit.

Verdheblutë vijojnë kështu punën dhe përgatitjet, me objektivin për të qenë në formën e duhur në sfidat e ardhshme zyrtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga udha e hekurit e Sami Frashërit tek ëndrra e trenit europian

Nga Sejdin Cekani “Në ç’orë niset treni nga Tirana për...

Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Hashim Thaçi, Kadri...

Ministri i Brendshëm Ervin Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-“Siguria në shkolla...

Shqipëria kërkon fitoren e pestë ndaj San Marinos, bilanci 13-0 në gola

TIRANË, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Shqipëria përballet...