Skandali me arbitrat në Itali, Izaghi flet hapur: Thonë se u favorizuam, por ne humbëm gjithçka në atë sezon

Në Itali vijon të gëlojnë lajmet se Interi është favorizuar nga gjyqtarët në sezonin 2024-2025, pas skandalit që prokuroria ka zbuluar në lidhje me dizenjatorin e arbitrave, Gianluca Rocchi.

Por ish-trajneri zikaltër, Simone Inzaghi, nuk është dakord. Aktualisht në Arabinë Saudite me Al Hilal, ai sqaroi qëndrimin e tij në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me hetimin që ka përfshirë botën e gjyqtarëve.
Akuzat kundër ish-dizenjatorit të gjyqtarëve të AIA-s, Gianluca Rocchi, flasin për “gjyqtarë të favorizuar nga Interi” dhe përcaktime “të fiksuara” ose “të hijezuara”, që i sjellin dobi klubit.

“Hetimi më tronditi. Interi humbi disa pikë në sezonin e kaluar për shkak të gabimeve të arbitrit. Kampionatin, Superkupën… Është e habitshme të përfshihesh në një histori në të cilën u penalizuam dhe nuk u favorizuam.
Në rregull, por si mund të mendosh për një komplot? Ka qenë një sezon katastrofik për ne. Gjithmonë kam pasur respekt të madh për punën e gjyqtarëve dhe nuk dua të flas për Napolin, i cili fitoi Serinë A, sinqerisht.
Mua më mbetet ndjenja se diçka na është marrë. Nuk po akuzoj askënd dhe nuk dyshoj në mirëbesimin e tyre. Le të themi vetëm se nuk ishim me fat, gjithçka shkoi kundër nesh, edhe nëse do të ishim ne fajtorë. Ka ende një zhgënjim që nuk do të zhduket: humbja e titullit me një pikë është e dhimbshme”, përfundoi Inzaghi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...

Berisha: Prioriteti ynë për reformën zgjedhore, krijimi i një fronti opozitar

TIRANË , 13 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike mblodhi...