“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet sipas rregullave.

Rama hodhi poshtë shqetësimet për ndikimin mjedisor dhe theksoi se vendimi përfundimtar do të bazohet në standardet europiane.
Ai u shpreh se synimi është që projekti të jetë një vlerë për Shqipërinë dhe Europën.

“Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, ka shumë organizma. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje, duke qenë shumë mirë i informuar. Arsyeja që them gjithmonë, në këtë botë informacioni apo sistemesh kaotike, pikëpamjesh të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, të vërtetat e rreme gjejnë hapësirë, Komisioni mbetet ai që mban fort objektivitetin.
Komisioni punon bazuar në të dhëna, në fakte, në burime të verifikuara. Jam i sigurt që edhe ju, po të kishit interes për burimet e verifikuara, do të kuptonit që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund sepse nuk është finalizuar. Ndikimi i vendimit në mjedis është në proces e sipër.
Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar te e vërteta. Ka vetëm një libër rregullash që vlen për ne, libri i rregullave për standardin e anëtarësimit. Ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me librin e shenjtë të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë standardet e parimeve në BE, janë të pabaza.
Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe Europën. Në proces do të jemi siç kemi qenë, shumë rigorozë për të kërkuar asgjë përpos standardeve më të larta. Do të kërkojmë vetëm diçka që do t’i bëjë të gjithë krenarë”, u shpreh Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...