Konferenca Ndërqeveritare, komisionerja Kos: Kishim rënë dakord për të shfuqizuar ligjin e Investimeve Strategjike, protestat janë pjesë e demokracisë

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria ka hedhur sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Komisionerja Marta Kos gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel është shprehur se edhe para protestave në Shqipëri për investimin në Zvërnec, ishte diskutuar anulimi i ligjit për Investimet Strategjike.
Kos shtoi se protestat janë pjesë e proceseve demokratike, duke theksuar se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ka rënë dakord me BE-në.

“Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE. Edhe para protestave kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizohej ligji për investimet strategjike dhe amendamentet e vitit 2014. Do të inkurajoja autoritetet që ta bëjnë këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur.
Protestat janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë e proceseve demokratike. Është ajo çfarë thashë, procesi i anëtarësimit është proces në vazhdimësi. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ramë dakord“, u shpreh komisionerja Kos.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...