Situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dëborës paraqitet e qetë, pa probleme,temperaturat gjatë natës në zonat malore -8 gradë Celcius

Situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit paraqitet normale dhe pa problematika. Temperaturat në zonat malore gjatë natës zbritën deri në -8 gradë Celcius .Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, nuk raportohen situata emergjente apo shqetësime për komunitetin.

Të gjitha akset rrugore, si ato nacionale ashtu edhe rurale, janë të hapura dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për qarkullimin e mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë është kryer trajtimi me kripë dhe qarkullimi vijon normalisht, pa pengesa.

Ndërkohë, lumenjtë dhe përrenjtë kanë prurje në kuota nën mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Po ashtu, nuk raportohet asnjë problem në furnizimin me energji elektrike apo me ujë të pijshëm për popullatën.

Strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë

VENEZUELË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarja e rrallë ndodhi...

“El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme në Evropë

KSAMIL, 8 korrik 2026 /Albania Express News/ -– Shqipëria...